Komuna nuk e gjeti ariun, hapet Parku i Gërmisë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas vlerësimit të ekipit të Emergjencës u vendos për rihapjen e Parkut të Gërmisë për qytetarët.
Parku ishte mbyllur të dielen pasi ishte vërejtur një ari.
Në njoftimin e Komunës bëhet e ditur se “ekipi i Emergjencës kanë kontrolluar terrenin duke përfshirë Gërminë, Butovcin, zonën te Antenat si dhe në Kolovicë dhe nuk kanë rënë në gjurmë të Ariut për të cilin qytetarët raportuan se ishte parë në Gërmi. Prandaj, që nga orët e sotme të mëngjesit, Parku është rihapur”.
Të dielën gjatë orëve të pasdites, Policia kishte pranuar informacione nga qytetarët se është vërejtur një Ari në Parkun e Gërmisë, afër zonave ku frekuentojnë zakonshëm qytetarët.
Komuna kishte konfirmuar se Ariu nuk ka qenë pjesë e “Parku i arinjve” dhe me qëllim të evitimit të ndonjë rreziku potencial, kishte mbyllur Parkun e Gërmisë për qytetarët./21Media