Përgjigjet VV: Për shtyrjen e zgjedhjeve vlerësimin e japin institucionet shëndetësore

Pasi mbrëmë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se po të pyetej ai, zgjedhjet lokale do të shtyheshin, Rtv21.tv kërkoi të dijë se a e përfaqëson kjo ide kërkesën e Vetëvendosjes.
Zyra për media e VV-së në përgjgjen për Rtv21.tv deklaroi se për shtyrjen e zgjedhjeve, vlerësimin e japin institucionet e shëndetësisë.
“Ne besojmë që janë institucionet dhe organet shteterore, sidomos ato të shëndetësisë, të cilat e japin vlerësimin e duhur për këtë çështje.”, u bë e ditur në prononcimin e VV-së për rtv21.tv
Nga ana tjetër, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot deklaroi se askush s’guxon që t’i shtyjë zgjedhjet. Kjo ide sipas tij, u hodh sepse po dihen numrat zgjedhor nga terreni./21Media

Back to top button