Koncerti për Ukrainën, historia e dy ukrainasëve merr vëmendjen

Fjalët prekëse të refugjatëve ukrainas dhe një performancë e këngëtares fituese të Eurovizionit 2016, dhanë emocione të fuqishme, ndërsa koncerti i mbushur me yje në Birmingham mblodhi 12.2 milionë funte.
Superyjet si Ed Sheeran, Camila Cabello dhe Emeli Sande ishin ndër artistët në Koncertin për Ukrainën.
Jamala bëri një interpretim të këngës së saj fituese të Eurovizionit në vitin 1944.
Historitë e dy ukrainasve u vunë në qendër të skenës kur u lexuan nga aktorët Tamsin Greig dhe Eddie Marsan.
Violinisti skocez Nicola Benedetti shoqëroi aktorët teksa ata jepnin rrëfimet e tmerrshme të arratisjes nga pushtimi rus.
Aktorja Greig lexoi fjalët e Natalyas, e cila kaloi tre ditë duke u strehuar në një bodrum në Kharkiv përpara se të nisej me një tren të mbipopulluar, më vonë zbuloi se blloku i saj i apartamenteve dhe universiteti ishin shkatërruar.
Më pas, Marsani shprehu fjalët e Artemit, i cili kaloi katër ditë duke udhëtuar drejt Rumanisë me fëmijët e tij të traumatizuar.
Performanca e Benedettit u bashkua pa probleme me një video virale të violinistit ukrainas Illia Bondarenko duke luajtur një këngë popullore ndërsa ishte strehuar në një bodrum, i shoqëruar nga 94 violinistë të tjerë nga e gjithë bota.
Ai segment ofroi një perspektivë kthjelluese në një natë kur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës dhanë performanca që varionin nga ato të zymta deri tek ato emocionuese.
Jamala mori një nga brohoritjet më të forta të natës kur mbajti lart flamurin ukrainas që kishte mbajtur gjatë gjithë performancës së saj.
Vetë këngëtarja u largua nga Kievi me fëmijët e saj në fillim të luftës.
“Ishte vërtet e vështirë, por unë jam këtu. Faleminderit shumë për të gjithë muzikantët për mbështetjen e Ukrainës, për qëndrimin me Ukrainën, sepse është vërtet e rëndësishme për ne”, tha ajo për ITV paraprakisht.
Kënga e saj 1944 u frymëzua nga stërgjyshja e saj, e cila ishte në mesin e mijëra tatarëve që u dëbuan me forcë nga Krimea nga diktatori rus Joseph Stalin gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media

Back to top button