Phil Collins dhe Genesis mbajnë koncertin e fundit
Phil Collins dhe Genesis performuan koncertin e fundit të shtunën në arenën 02 të Londrës.
Collins, i cili së fundmi është marrë me çështje shëndetësore, iu bashkua tasteristit Tony Banks dhe kitaristit Mike Rutherfod për të bërë njoftimin.
Collins, 71 vjeç, ka folur për dëmtimin e nervit në duart e tij dhe ka thënë se ka pasur probleme me bateri.
Djali i Collins, Nic, zëvendësoi babanë e tij gjatë turneve të fundit solo.
Grupi performoi 23 këngë në natën finale.
Collins u bë vokalisti kryesor i Genesis në 1975./21Media