Konferenca “Diaspora Flet” 2023 mbledh qindra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora

GERMIN organizon edicionin e tretë të konferencës më të madhe të disaporës shqiptare –

“Diaspora Flet” në Prishtinë  më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si

mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për

përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 pritet të fillojë sot në një ceremoni zyrtare nga ora 17:00-18:00

në Klan Arena, ku pritet të jenë prezent mbi 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes do të fillojë me fjalimet mikpritëse nga Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtorë Ekzekutiv, GERMIN.

Në vazhdim të fjalës hyrëse nga udhëheqësit e GERMIN, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, pritet të marrë fjalën  e radhës në një adresim zyrtar ndaj pjesëmarrësëve prezent. Ngjarja do të vazhdojë me një seri fjalimesh kryesore nga:

  • Joshua Mike, Drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID
  • Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë 
  • Anila Hyka-Smørgrav, Bashkë-kryetare e Bordit të GERMIN 
  • Avni Mustafaj, Bashkë-kryetar i Bordit të GERMIN 
  • Mike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar për Angazhimin e Diasporës nga Izraeli.

Ngjarja e sotme do të përmbyllet me prezentimin e programit OriginAL, i cili synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë, me folësit:

  • Mark Kosmo, Drejtor i Fondacionit Global Shqiptar (GAF) – Video Mesazh

Ku dhe pjesëmarrësit e grupit inaugurues të programit OriginAL 2022 do të ndajnë përvojat e tyre:

  • Jetnis Avdijaj, Belgjikë;
  • Xhoi Laze, Holandë

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: https://diasporaflet.germin.org/sq/

Back to top button