Konferencë e çuditshme nga Mourinho, ia uron Napolit titullin e Serie A

Jose Mourinho ka uruar Napolin për fitimin e titullit të Serie A, pavarësisht se liga sapo ka arritur në gjysmën e sezonit.
Skuadra e Luciano Spallettit aktualisht qëndron 12 pikë më shumë në krye të ligës italiane, me vetëm një humbje, pasi ka lëshuar pikë vetëm në tri nga 19 ndeshjet e zhvilluara në ligë.
Roma e Mourinhos i bashkohet Interit, Milanit, Lazios dhe Atalantas në grupin e ndjekjes, por ish-trajneri i Chelseat pohoi se shpresat e tyre për të arritur Napolin gjatë gjysmës së dytë të sezonit tashmë kanë marrë fund.
Duke folur përpara vizitës së skuadrës së tij te Napoli nesër, Mourinho pohoi se gara për titull tashmë ka përfunduar.
“Shpresoj të mos keq-interpretohem, por urime për Napolin për Scudetton. E kanë fituar. Është e tyre”, tha Mourinho.
I famshëm për të mos pasur frikë për të bërë një pengesë në kurriz të një klubi rival, Mourinho vazhdoi të pretendonte se klubet si Interi e Milani nuk kanë qëndrueshmërinë e duhur për të ngritur një sfidë serioze për titull këtë sezon.
“Për shkak të ecurisë jo të mirë të Interit dhe Milanit, dhe për shkak se ju e kuptoni se nuk ka asnjë ekip tjetër që mund të shkojë në një seri fitoresh prej gjashtë, shtatë ose tetë ndeshjesh, titulli është i tyre.
Urime njerëzve të Napolit, lojtarëve dhe Luciano Spallettit, ata kanë fituar Scudetton dhe janë fitues të denjë”, tha Mourinho.
Pavarësisht parashikimit të zymtë të 60-vjeçarit, Roma mund të shkojë në dhjetë pikë larg liderit të ligës nëse është në gjendje të bëhet skuadra e parë që i shkakton humbjen skuadrës së Spallettit në “Stadio Diego Armando Maradona”.

Back to top button