Ushqimet që zvogëlojnë shenjat e akneve

Shpërthimet e akneve dëmtojnë lëkurën dhe indet nën të. Trupi përpiqet të riparojë këtë dëm dhe prodhon kolagjen. Nëse trupi prodhon shumë pak ose shumë kolagjen, shfaqet një mbresë. Industria kozmetike ka gjetur shumë mënyra për të luftuar shenjat e akneve, por mënyra më e lehtë dhe më e natyrshme për ta bërë këtë është ta trajtoni veten me disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.
Kungulli
Kungulli është burim i shkëlqyer i niacinës, folatit, vitaminave A dhe B dhe zinkut.
Niacina dhe folati rrisin qarkullimin e gjakut, përmirësojnë rinovimin e qelizave dhe janë të dobishme në trajtimin e akneve. Farat e kungullit përmbajnë zink, i cili ndihmon në kontrollin e niveleve të hormoneve dhe prodhimin e vajit dhe ndihmon në shërimin e lëkurës. Vitamina A ndihmon në minimizimin e shenjave të akneve.
Limoni
Lëngu i limonit shtrëngon lëkurën e varur dhe lufton njollat.
Lëkura e limonit përmban flavonoide që kanë efekte mbrojtëse dhe antikancerogjene në lëkurën tuaj. Fillimi i ditës duke pirë një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni ose duke e përdorur atë si salcë sallate mund t’ju ndihmojë të arrini lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese, shkruan Bright Side, përcjell KosovaPress
Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël përmban retinol dhe beta-karoten.
Trupi juaj konverton beta-karotenin në vitaminë A. Kjo vitaminë punon si një pengesë e lëkurës kundër njollës, inflamacionit dhe poreve të bllokuara, shpesh të shkaktuara nga radikalet e lira. Retinoli është një përbërës kyç në shumë produkte bukurie pasi lufton hiperpigmentimin, aknet, linjat e imëta dhe dhëmbëzat. Në vend që të blini kremra të shtrenjtë, mund të shijoni formën origjinale të retinolit, duke shtuar patate të ëmbla në vaktet tuaja.

Back to top button