Konfirmohen 2 të vdekur pas gjuajtjes me armë në shkollë fillore

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore të San Bernardino të Kalifornisë

Së paku 4 persona janë lënduar pas një gjuajtje me armë në shkollën fillore të San Bernardinos. Sulmuesi hyri në njërën nga klasat duke hapur zjarr.

Policia kanë konfirmuar se 2 të rritur kanë ndërruar jetë pas sulmit i cili ndodhi brenda klasës, kurse nxënësit janë të lënduar dhe po marrin mjekim, shkruan rtv21.tv.

Shefi i policisë së San Bernardinos Jarrod Burguan tha se incidenti duket të ketë qenë një tentim vrasje-vetëvrasje.

Ende nuk është e qartë se kush është sulmuesi, nëse është një nxënës i shkollës apo jo./21Media

Back to top button