Konfirmohen pesë raste të dëmtimit nga plumbat qorr në Kosovë

Policia ka bërë të ditur se më datë 30, 31 të vitit që lamë pas dhe më 1 janar 2022 janë raportuar pesë raste të dëmtimit me plumba qorr.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë ku një burrë kishte raportuar më 30 dhjetor 2021 se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura  e tij. Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar, rasti vazhdon të hetohet.
Po ashtu një ditë më pas në Prishtinë është raportuar se një plumb qorr ka godit një veturë duke depërtuar në brendi. Nuk raportohet për të lënduar. Forenzika në veturë ka gjet dhe konfiskuar një predhë të AK-47.
Edhe një rast i tretë është paraqitur në Prishtinë më 1 janar 2022 ku një burrë ka raportuar se fëmija i tij viktima mashkull kosovar (i mitur), nga një plumb qorr i është dëmtuar xhaketa, të cilën e kishte veshur. Nuk raportohet për lëndime. Është konfiskuar predha nga njësia përkatëse. Rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq, në Podujevë një burrë ka informuar se nga një plumb qorr i është dëmtuar xhami i veturës me vlerë rreth 150 euro. Predha është konfiskuar, rasti është duke u hetuar.
Edhe një burrë nga Podujeva gjersa ka qenë në terasë të shtëpisë është godit nga një plumb bredharak . Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button