Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare në Kosovë
Meqenëse shumë mërgimtarë ia mësynë Kosovës për t’i festuar festat e fundvitit, kjo bëri që të krijohen kolona të gjata në pika të ndryshme kufitare.
Mirëpo sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, tani për tani gjendja në pikat kufitare është e qetë.
Pritja më e gjatë për të dalë nga Kosova është në Merdar, aty bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta.
Një pritje prej një minutazhi të tillë e kanë edhe bashkëatdhetarët që hynë në territorin e Kosovës nga pika kufitare në Jarinjë./21Media
