Konfirmohet ndeshja e barazhit, ky do të jetë kundërshtari i Vushtrrisë

Pasiqë, e eliminoi Lirinë me rezultat 5:3 në penallti, skuadra e Vushtrrisë tani e ka mësuar edhe kundërshtarin e saj në barazh.
Me përfundimin e ndeshjes së fundit mes Feronikelit e Drenicës, ku kjo e fundit shënoi fitore me rezultat 3:2, tanimë u mësua skuadra që do të luftojë në barazh.
Bëhet fjalë për skuadrën e Malishevës, e cila pavarësisht barazimit pa gola me Dukagjinin nuk arriti ta sigurojë përfundimisht mbijetesën në Superligë.
Ndërkaq, në mënyrë që ta sigurojë edhe një sezon në elitë, Malisheva tani do të luftojë me Vushtrrinë për atë gjë.
Malisheva e mbyll sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ku pas 36 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 48 pikë.

Back to top button