Konfirmohet në detyrë “prokurorja e hekurt”

Doloreza Musabelliu në postin e Prokurores së Krimeve të Rënda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Shqipëri (KPK) ka konfirmuar në detyrë Prokuroren e Krimeve të Rënda, Doloreza Musabelliu.

Doloreza Musabelliu, e cilësuar ndryshe edhe si “gruaja e hekurt”, kandidate për Prokurorinë e Posaçme në seancën dëgjimore të 3 dhjetorit, ka hetuar dosje të rëndësishme.

KPK konstatoi edhe disa mospërputhje në pasurinë e bashkëjetuesit të prokurores Doloreza Musabelliu, pasi vetë prokurorja nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme, por vetëm pagën.

Por në fund vendosi konfirmimin e saj në detyrë.

KPK ka thirrur në seancë dëgjimore edhe gjyqtarin e Krimeve të Rënda Klodian Kurushi./oranews

Back to top button