Konfirmohet rasti parë me variantin Omicron në SHBA

Është konfirmuar rasti i parë me variantin Omicron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Kaliforni.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, tha se rasti ishte një person që udhëtoi nga Afrika e Jugut më 22 nëntor dhe doli pozitiv me Omicron më 29 nëntor.
Fauci tutje ka bërë të ditur se i infektuari tashmë është në vetëkarantinim dhe personat që kishin kontakt me të së fundmi kanë rezultuar negativ.
Gjithashtu, i njëjti ishte plotësisht i vaksinuar.
Kujtojmë se, pas Afrikës së Jugut e Holandës, edhe Brazili e Japonia raportuan për rastet e para të të infektuarve me Omicron, ndërkaq sot u konfirmua një rast edhe në SHBA./21Media

Back to top button