Konfirmohet vrasja e liderit suprem fetar të ISIS-it

Thuhet se Bin’alia është qëlluar në sulmet ajrore më 31 maj

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili lufton kundër Shtetit Islamik, ka njoftuar sot se ka vrarë liderin suprem të ISIS-it, myftiun Turki Al-Bin’alia.

Sipas koalicionit, Bin’alia është qëlluar në sulmet ajrore më 31 maj.

Bin’alia ishte një nga zyrtarët që rregullisht u shfaq në video propagandistike të ISIS-it, raporton Reuters.

Back to top button