Ushtria belge neutralizon një person që barte eksploziv

Policia ka rrethuar vendin, ndërsa qytetarët janë nxjerrë nga stacioni hekurudhor

Policia belge ka njoftuar se ushtarët në stacionin qendror në Bruksel, neutralizuan sonte një person, i cili ishte i rrethuar nga një rrip me eksplozivë.

Sipas policisë, në incidentin nuk ka pësuar askush tjetër, raporton Reuters.

Pas shpërthimit dhe neutralizimit të personit të dyshuar, policia ka rrethuar vendin, ndërsa qytetarët janë nxjerrë nga stacioni hekurudhor.

Hekurudhat belge kanë njoftuar se trafiku hekurudhor është ndaluar në këtë stacion.

Qytetarët që gjendeshin në stacion, kanë dalë me panik jashtë objektit të stacionit

Back to top button