Aliu ka thënë se kjo telefonatë është realizuar para një jave

Aliu ka thënë se kjo telefonatë është realizuar para një jave

Anëtari i Vetëvendosjes, Liburn Aliu në Click të RTV21 ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti e ka telefonuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa për t’i parë qëndrimet e tyre, shkruan rtv21.tv

Aliu tha se LDK në këtë telefonatë janë përgjigjur duke thënë se ata janë duke pritur certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe se cilët do të jenë deputetët e tyre te ardhshëm.

Aliu po ashtu tha se kjo telefonatë është realizuar para një javë dhe nga ky takim kanë pritur që të takohen me LDK që ata t’i shprehin qëndrimet e tyre karshi zgjedhjeve dhe mundësisë së bashkëpunimit me ta./21Media