Konfiskohen 17 kg marihuanë, arrestohen dy zyrtarë për korrupsion
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona, tre të dyshuar për veprën penale “Trafikim me drogë”, pasi u është konfiskuar 17 kilogramë marihuanë dhe tre të tjerë për korrupsion, dy prej të cilëve janë zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurorimit.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook.
“Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale. Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Poashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Sveçla./21Media