Konfiskohen 2.4 ton kokainë

Arrestohen 7 persona

Policia spanjolle njoftoi se kanë konfiskuar 2.4 ton kokainë, në bordin e një anijeje peshkimi venezuelase dhe arrestimin e shtatë shtetasve venezuelase, gjatë një operacioni të kryer me Portugalinë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Sipas tyre, në një anije peshkimi të vjetër me skelet të ndryshkur, që transportonte drejt Spanjës 2,4 tonë kokainë të ndarë në 80 pako.

Më 4 maj, kjo anije venezueliane u lokalizua në ujërat e Atlantikut dhe u pikas nga anëtarë të Grupit të operacioneve speciale (Geos) të policisë, sipas këtij burimi.

Të shtatë anëtarët e ekuipazhit me kombësi venezuelase u arrestuan.

Po ashtu qeveria spanjolle bëri të ditur arrestimin në Spanjë të katër narkotrafikantëve të dyshuar, në lidhje me zbulimin në ujërat ekuadoriane të më shumë se pesë tonë kokainë në bordin e një anije mallrash që ndodhi të enjten e shkuar./21Media

Back to top button