Konfiskohen 55 metra dru në Ferizaj, do t’u ndahen skamnorëve

 

 

Në Ferizaj janë konfiskuar 55 metra kub dru.

Nga Komuna e Ferizajt kanë treguar se kjo u bë në bashkëpunim mes Policisë dhe Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Komuna bëri të ditur se masa drusore e cila po qarkullonte nga Komuna e Kaçanikut ishte tërësisht pa dokumentet e nevojshme.

Bartjen e sasisë së konfiskuar të masës drusore e bënë punonjësit e KRM “Pastërtia”.

Bëhet e ditur se kjo sasi e masës drusore e konfiskuar do të trajtohet me procedurën e rregullt për t’ia ndarë familjeve skamnore në Ferizaj.

Back to top button