Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhuron 10 banesa në Kukës

 

Kryetari i Shoqatës Jetimët e Ballkanit Halil Kastrati sot bashkë me Kyebashkiakun Safet Gjici dorëzoi 10 çelsa të banesave për familjet në nevojë ku dhe 4 banesa të tjera janë në përfundim .

Përfundimi i banesave do të ishte arritur pak muaj më parë por duke qenë se Bashkia e Vjetër nuk ka qenë korrekte me Shoqatën, janë bërë këto vonesa u shpreh Gjici

Për mos bashkpunim korrekt me shoqatën këtë e shprehu edhe vet Kryetari i kësaj shoqate Halil Kastrati.

Bashkia Kukës në bashkëpunim me Shoqatën do të ndërtojë edhe 35 banesa të tjera për familjet në nevojë

Halil Kastrati tha që shumë shpejt pritet ndërtimi i dy pallateve në Lezhë për familjet që u dëmtuan nga Tërmeti.

Back to top button