Konfiskohen 9 kg substancë narkotike, nga antidroga arrestohen pesë të dyshuar

Pas një pune tre mujore drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Narkotik sot ka arrestuar 5 persona për veprën penale ”blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ”kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Gjykata Themelore Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (1970), Sh.I., (1977), M.I., (1993), F.M., ( 1989 ) dhe U.Q., (1970). Kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale: Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram; 140 fara të dyshohet të jenë kanabis sativa; 6 gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike; 28 bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem; 4 peshore për matje; Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve; 11 fishekë të kalibrave të ndryshëm; Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa; 4 vetura dhe 4  telefona celular.
Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë.
Operacionin e policisë mund ta gjeni më poshtë./21Media

Back to top button