Konfiskohen atelte të firmave të njohura të kontrabanduara në Kosovë

Policia e Kosovës sot ka konfiskuar në një shtëpi private në Ferizaj, një sasi të konsideruar të atleteve të firmave të njohura që dyshohet se janë kontrabanduar.

“Njësia e Task Forcës policore ka bërë lokalizimin e shtëpisë, garazhës dhe depos ku dyshohej për mallra të kontrabanduara, përfshirë mallra me marka të mbrojtura siç janë “Nike, Adidas, Puma” dhe të tjera. Me urdhër verbal të organeve të drejtësisë pas lokalizimit janë kryer bastisjet të cilat kanë rezultuar me gjetjen e disa mallrave komerciale të dyshuara për kontrabandim, të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po ashtu njofton se në vend të ngjarjes janë ftuar edhe njësitet relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar të kontrabanduara./21Media

Back to top button