Konfiskohen llaptopë telefona e pjesë të automjeteve të kontrabanduara nga Serbia

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të mdhë të mallit në Janrinje që dyshohet se është kontabanduar nga Serbia.
Policia njofton se rasti ka ndodhur më 3 mars 2023 rreth orës 06:08 në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje ku kanë ndaluar një autobus, me vozitës mashkull kosovar serb, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës
“Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button