Konfiskohen mijëra kilogramë mjaltë në Ferizaj dhe në Han të Elezit

Mijëra kilogramë mjaltë janë konfiskuar në Ferizaj dhe Han të Elezit në një aksion të zhvilluar sot rreth orës 12:00 në katër lokacione të ndara në këto dy qytete.
Policia njofton se gjatë kontrollit në një depo në Ferizaj janë gjetur 5033 kg mjaltë , ndërsa në Han të Elezit janë gjetur 2075 kg mjaltë, të cilat më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës.
Në lidhje me këtë janë njoftuar Dogana e Kosovës , inspektorët e AUVK-ut dhe Njësia e Krimeve Ekonimike e Policisë së Kosovës të cilët janë në vendin e ngjarjes , për procedura të mëtjeme hetimore./21Media

Back to top button