Scholz: Lëvizja e Putinit një “akt dëshpërimi”

Pas nënshkrimit të dekretit të presidentit rus, Vladimir Putin, për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, kanë nisur reagimet e udhëheqësve perëndimorë, të cilët e shohin këtë si “shenjë paniku”.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar pjesërisht 300,000 rezervistë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Duke folur para gazetarëve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, Scholz tha se vendimi i fundit është “një akt dëshpërimi”, transmeton rtv21.tv.
Scholz tha gjithashtu se Gjermania nuk do të pranojë “referendumet e rreme” të cilat janë planifikuar këtë javë për pjesët e Ukrainës së pushtuara aktualisht nga Rusia./21Media

Back to top button