Konfiskohen mijëra mjete piroteknike, arrestohet një person

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka informuar se sot rreth orës 16:30 në sheshin e Tetovës është arrestuar 25-vjeçari R.Sh. nga Tetova, përcjell Tv21.
Policia te i riu nga Tetova ka gjetur mjete piroteknike.
“Janë sekuestruar rreth 5000 sasi të mjeteve piroteknike dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet denoncimi përkatës”, shtuan nga MPB, shkruan TV21./21Media

Back to top button