Konfiskohen pako cigare me prejardhja nga Serbia, vlera rreth 60 mijë euro
Janë konfiskuar 29 mijë pako cigare që kishin prejardhje nga Serbia e që kishin vlerë 60 mijë euro në fshatin Smirë të Vitisë të shtunën.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar një automjet pa targa të cilin e drejtonte 27-vjeçari A.S., shtetas kosovar dhe kishte vërejtur se kishte të ngarkuar cigare pa banderola të Kosovës.
“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka hasur të ngarkuar cigare të llojit ‘Monus Slims ‘: 58 paketime të mëdha me gjithsej 29 000 pako cigare. Malli dyshohet të jetë i prodhuar në Serbi dhe vlera e tregut është rreth 60.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë dërguar në Doganë.