Konfiskohet hoteli me vlerë 1 milion euro në plazhin e Durrësit

Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi konfiskimin e pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euronë pronësi të Pëllumb Tudës.
Tuda rezulton i dënuar për veprat penale “Trafikimi i drogave” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe ndaj tij në 2017 kishte nisur një hetim për pastrim të “produkteve te veprës penale”.
Në 2020 u vendos sekuestro e pronave të tij, ndërsa pas më shumë se dy vitesh u vendos konfiskimi.
Pëllumb Tuda është një person i njohur për Drejtësinë  në Durrës, i lidhur me të paktën dy ngjarje të rënda. Në vitin  2014, ai kishte plagosur dy persona, ndërsa kishte dalë me leje nga burgu, ndërsa më herët ishte dënuar pasi kishte rrahur banakieren e një lokali në pronësi. Banakierja e denocoi për tentativë prostitucioni.
Vendimi
“Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për procedimin pasuror nr. 2/2020, regjistruar ndaj subjektit hetimor shtetasit P.T., banues në Plazh, Durrës, rezultoi e provuar se ekzistojnë kushtet ligjore për sekuestrimin e pasurive të luajtshme/të paluajtshme që rezultojnë në emër të të dyshuarit Pëllumb Tuda për këto arsye:
Së pari: Ekziston përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi P.T., është i përfshirë në veprimtari kriminale të “Pastrimit i produkteve të veprës penale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal, “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i K.Penal, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i K.Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga neni 278 i K Penal, pasi ndaj këtij shtetasi është ngritur akuzë për kryerje të kësaj vepre penale dhe është dënuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Së dyti: Shtetasi P.T., zotëron drejtpërsëdrejt në emër të tij pasuritë, objekt sekuestrimi. Shtetasi P.T., përfshihet në rrethin e subjekteve, mbi pasuritë e të cilëve shihen nga dispozitat e Ligjit Antimafia nenet 3/1 dhe 2/a.
Së treti: Provohet që vlera e pasurive, objekt sekuestrimi, nuk i përshtatet dukshëm nivelit të të ardhurave, nuk i përgjigjen ndonjë aktiviteti të ligjshëm të deklaruar apo të konfirmuar.
Mbi këtë bazë me Vendimin nr. 217, datë 09.06.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur:
1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës:
Konfiskimin e pasurisë së mëposhtme në emër të shtetasit P.T., pasurinë pallat, objekt Hotel + Bar në Plazh Durrës me vlerë 1,000,000 Euro./oranews

Back to top button