Konjufca: Bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas aksidentit të sotëm tragjik në Kroaci, si pasojë e të cilit kanë vdekur së paku 10 persona, ndërsa janë lënduar 45 të tjerë.
Konjufca është shprehur i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike dhe ka theksuar se bashkëndjen me familjarët e bashkatdhetarëve që janë aksidentuar.

“Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Slavonski Brod në Kroaci! Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë, i mbushur me bashkatdhetarë. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima, bashkëndjejmë të pikëlluar me familjarët e bashkatdhetarëve që u aksidentuan në këtë ngjarje të trishtë.”, ka shkruar Konjufca në facebook./21Media
Back to top button