Së paku 10 të vdekur, 45 të lënduar në aksidentin në Kroaci

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova.
Sipas medias kroate, jutarnji.hr, duke cituar policinë, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 45 persona.
Policia është duke hetuar rrethanat, në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Ndërkohë, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
”Me trishtim të madh morëm lajmin për një autobus që zbarkoi jashtë rrugës afër Slavonski Brod në të cilin 10 persona humbën jetën. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet dhe njerëzit, të cilëve u shprehim ngushëllimet. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen.”, ka shkruar Plenkovic./21Media
imazhi
imazhi

Back to top button