Pas aksidentit në Kroaci, ministri i Jashtëm kroat kontakton Gërvallën

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman ka bërë të ditur se ka komunikuar e Ministrën e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, së cilës i ka shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën sot aksidentin tragjik të autobusit që ka ndodhur në Kroaci.
Grlić Radman në Twitter ka shkruar se janë duke siguruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të prekurit nga aksidenti.
”Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet dhe njerëzit, të cilëve u shprehim ngushëllime. Shpresojmë që pasagjerët e plagosur të shërohen”, ka shkruar Gordan Grlić Radman në Twitter.
Ndryshe, së paku 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova./21Media

Back to top button