Konjufca dhe Hajdari infektohen me COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, në seancën e sotme në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara.
“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë Bogujevci.
Nënkryetarja ka bërë të ditur se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Edhe ministrja Hajdari ka rezultuar pozitiv dhe nuk mund të jetë e pranishme për prezantimin”, ka thënë Bogujevci./21Media

Back to top button