Konjufca e ka telefonuar Gani Gecin për votën e vajzës së tij, reagon Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas disa deklaratave të Gani Gecit, i cili në një intervistë tha se Glauk Konjufca, e ka telefonuar për t’ia kërkuar votën e vazjës së tij, Marigona Gecit – deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook Pacolli e quajti legjitime dhe të pranueshme kërkesën që deputetëve të opozitës t’u kërkohet mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Sipas saj, ky veprim është një praktikë normale në demokraci.
“Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota,” ka shkruar Pacolli në Facebook.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?