Konjufca-Hennessey diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit Kosovë-KiE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefen e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey, me të cilin kanë diskutuar mbi fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Kosovë dhe bashkëpunimin reciprok.
Konjufca tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Po ashtu, kryetari Konjufca uroi Hennessey për detyrën e saj të re si shefe e zyrës së KiE në Kosovë, duke qenë i bindur se së bashku do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin dhe punën në drejtim të synimeve të përbashkëta.
Shefja e zyrës së KiE në Kosovë Mary Ann Hennessey shprehu gatishmëri për të vazhduar punën për forcim të mëtejshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?