Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet një person dhe ndaj tij ngrihet aktakuzë për “Dhunë në familje”

Sot gjatë ditës njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje” ka kryer kontroll në shtëpinë e dyshuarit R.D. me banim në qytetin Gjilanit, nën dyshimin se i njëjti posedon edhe armë ilegale me leje të Prokurorit të Shtetit ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën, një (1) revolver e llojit Magnum 357, pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357, një (1) pistoletë e llojit Zastave 635, gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm, një (1) karikator i zbrazur i kalibrit 6.95 mm, një (1) revolver pa numër serik, gjashtëdhjetë (60) copë fishekë të kalibrit 7.62mm, tre (3) copë fishekë të kalibrit 9mm, një (1) karikator i zbrazur i armës perkatëse, shtatë (7) copë fishekë të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në komunikatë për media.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button