Konjufca i përgjigjet Escobarit: Asociacioni s’duhet pranuar pa ardhur njohja nga Serbia

Kosova nuk ka kurrfarë obligimi për formimin e Asociacionit pa u arritur njohja nga Serbia. Kështu deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Unë mendoj që në dy binar është e ndërtuar marrëveshja, binari i para është njohja de facto nga ana e Serbisë ndërsa binari i dytë është Asociacioni të cilin Kosova, Qeveritë e mëparshme dhe një mazhorancë e mëparshme e në vitin 2013 e ka pranuar. Kosova duhet me tregu që nuk ka kurrfarë obligimi dhe nuk duhet me bë asnjë pa u realizuar binari i parë, që është njoha de facto”, tha Konjufca.

Sipas tij nuk do të ketë ndonjë version të ri për Asociaciacionin që të pranohet me 2 maj.

“Aty qysh është e rregulluar kjo punë nga e kaluara është se ekziston një ekip i menaxhimit i cili ka pasur obligim për të ofruar një version të Asociacionit, një tashmë e ka ofruar dhe ai nuk ka funksionuar dhe nuk është pranuar, tash do ta ofrojë tjetrin. Nuk e përjashtoj se as ky tjetri nuk do të funksionoj duke parë përbërjen e këtij ekip të menaxhimit, ku është i përberë edhe nga deputetët e Serbisë. Kjo është e papranueshme për Kosovën. Nëse ky menaxhment ofron një draft i cili është sipas interesave të Serbisë, mendoj që më e udhës për Kosovën është që të shkarkohet ky menaxhment”, deklatroi ai.

Në anën tjetër i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.

“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha zoti Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Back to top button