Kryediplomati suedez vjen në Kosovë, do të takohet me Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Tobias Billstrom vjen sot në Prishtinë. Ai do të pritet nga kryeministr i Albin Kurti në në orën 15:35, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

Billstrom dje ishte në Beograd ku u takua me presidentin serb Vuçiq.

Vuçiq pas takimi bëri të diur se shefi i diplomacisë suedeze e kishte porositur që t’i vë sanksione Rusisë.

“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit” tha Vuciq./21Media

Back to top button