Konjufca i përgjigjet Vuçiqit: Nuk i frikësohemi kërcënimeve të Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur kushteve dhe kërkesave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që lidhen me veriun e Kosovës. Konjufca i tha Vuçiqit se të gjitha kërkesa e tij janë kundër kushtetuese. Ia bëri të qartë se nuk frikësohen nga kërcënimet e tij ndaj Kosovës.

“Vuçiqi po tenton me i ruajt ato që nuk i ka më. Po kërcënon Kosovën përmes konferencës së tij për shtyp. Me ju thënë të drejtën nuk na bënë shumë përshtypje ky kërcënim. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi”, tha Konjufca.

Presidenti i Serbisë Vuçiq ditë më parë përmes një konference për media kishte kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut./RTV21/21Media

Back to top button