Konjufca ia dorëzoi zyrtarisht detyrën Vjosa Osmanit

Konjufca dhe Osmani uruan njëri-tjetrin

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe zyrtarisht ia dorëzoi sonte detyrën kryetares së re, Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit u zgjodh në këtë post pas marrëveshjes së koalicionit LVV-LDK.

Konjufca dhe Osmani me këtë rast uruan njëri-tjetrit për pozitat e reja dhe vlerësuan lart punën e tyre të deri tanishme.

Ndryshe, Konjufca do të jetë ministër i Jashtëm në Qeverinë Kurti, post për të cilin më herët ishte thënë se do ta merrte Blerim Reka.

Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, u zgjodh në këtë post  me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ajo pas marrjes së detyrës tha se shpreson, që secila grua e zgjedhur nga vota e qytetarit do të merret me problemet e vajzave dhe grave në Kosovë.

Back to top button