Konjufca ia përmend njohjen dhe vizat ambasadores greke

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Konjufca i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për detyrën e re ambasadoren Vakali.
Ai po ashtu i vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve dhe çmoi përkrahjen e Greqisë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e avancimit të raporteve ndërshtetërore dhe thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme me interes të përbashkët.
Kryetari i Kuvendit ritheksoi rëndësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, mbështetjen për proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik, si dhe kërkoi përkrahjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Në takim u shpreh gatishmëria për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. /21Media​

Back to top button