Konjufca: Me Shqipërinë duhet të jemi brenda një kornize ndaj Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzoi Presidentin Vuçiq për përpjekje të destabilizimit të Kosovës duke shfrytëzuar njësi të armatosura. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Konjufca tha se Kosova është për paqe por nuk do dorëzohet.
Tash së fundmi, kur po bëheshin përpjekjet për realizimi e marrëveshjes së dokumenteve, presidenti serb, Vuçiq nuk heziton fare për të sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Evropë, përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria të jenë në frekuenca të njëjta sa i përket Serbisë. Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca që e paraqitit gjatë vizitës në Tiranë. Theksoi se në dialogun me Serbinë Kosova nuk ka rrugë tjetër, veçse t’i mbrojë interesat e saj shtetërore.
“Republika e Kosovës e ka një proces të vështirë përpara, i cili është relacioni me shtetin serb. Serbia e Aleksandër Vuçiçit nuk ka ndryshuar në drejtim politik, por vetëm ka ndryshuar mjetet prej kohës së Millosheviçit. Serbia, duhet të dijë çdo shqiptarë se është shumë armiqësore ndaj Kosovës, këtë nuk e kemi zgjedhur ne, por elita udhëheqëse shtetërore serbe, e cila mohon pavarësisë dhe lufton atë me çdo mjet që e ka në dorë. Tash së fundmi, kur po bëheshin përpjekjet për realizimi e marrëveshjes së dokumenteve, presidenti serb, Vuçiq nuk heziton fare për të sfiduar kornizën e sigurisë në Ballkan dhe Evropë, përmes kërcënimit të Kosovës dhe dërgimit të trupave të armatosur brenda territorit të Kosovës. Ne dëshirojmë gjithmonë që me Shqipërinë të jemi brenda një kornize dhe frekuencave të njëjta sa i përket gjykimit të veprimtarisë së Serbisë në Kosovë dhe brenda saj. Republika e Kosovës nuk ka rrugë tjetër veçse të mbrojë interesat e veta shtetërore karshi Serbisë”, ka thënë ai.
Pas nënshkrimit të memorandumin për zgjerim të bashkëpunimit mes Kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë, në konferencën për medie, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, vlerësoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson qëndrimet e matura dhe korrekte të Kuvendit, Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në progresin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vazhdimin e dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ShBA-së. Përshëndetëm marrëveshjen për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë si një hap premtues drejt vijimit të dialogut…”, ak thënë Nikolla.
Kryetarët e Kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët në vigjilje të 28 Nëntorit./21Media

Back to top button