Konjufca në Berat, pritet në takim nga Demo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka realizuar një vizitë në qytetin e Beratit.
Në selinë e Bashkisë së këtij qyteti, Konjufca është pritur në takim nga kryebashkiaku Ervin Demo, me bashkëpunëtorë.
Demo i ka treguar Konjufcës për vlerat historike e kulturore të qytetit të Beratit, si dhe për angazhimet e pushtetit lokal në funksion të promovimit të vlerave turistike që kjo zonë ofron për vizitorët e shumtë.
Në këtë takim, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Bashkisë së Beratit folën për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit midis qyteteve të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë, me qëllim të realizimit të aktiviteteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./21Media

Back to top button