Konjufca në takim me Hovenierin: Takim tejet miqësor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier dhe Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit.
Konjufca u shpreh se takimi ishte tejet miqësor
“Po ashtu, Ambasadorin Jeff Hovenier dhe Zëvendës Shefen e Misionit, Alyson Grunder, i falënderova për përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës. Miqësia e dëshmuar dhe partneriteti shembullor ndërmjet popujve dhe shteteve tona mbeten postulate të palëkundura, siç mbetet i palëkundur përkushtimi i Republikës së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkërendimin e objektivave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Konjufca./21Media

Back to top button