Iniciativë e Fifit, VIP-at e politikanët në protestën në Tiranë kundër përdhunimit të 11-vjeçares

Qindra njerëz janë solidarizuar në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë dhe kanë dalë për të protestuar për ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Në protestë kanë dalë dhe personazhe të njohur të ekranit si Fifi, Beatrix Ramosaj, aktorja Monika Lubonja, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci dhe shumë të tjerë.

Ajo që bie në sy është pankartat dhe bluzat që mbajnë veshur, artistët por edhe vajzat e mitura që janë në protesta.

Iniciatorja e kësaj proteste është Fifi, e cila duket se ka përgatitur dhe një pankartë me frazën: “Unë bërtita. Jooooo!”.

Po ashtu protestës i janë bashkuar dhe politikanë ku mes tyre janë Halit Valteri me të bijën dhe bashkëshorten si dhe Rudina Hajdari me të bijën.

Back to top button