Konjufca: Nuk dëshirojmë që viti 2060 Kosovën ta gjejë me 1.2 milionë banorë

Kosova vendi me natalitetin më të lartë në Evropë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në tryezën e diskutimit rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme ka thënë se aseti më i rëndësishëm për vendin tonë është rinia, po ka thënë se duhet të kihet parasysh se për çdo vit që kalon Kosova është më pak e re.
Konjufca ka thënë se shtetet bëjnë të përpjekje që ta ruajnë popullsisë e tyre, edhe Kosova duhet të bëj këtë dhe po mundohet ta bëjnë këtë.
Mirëpo, thotë ai të gjithë janë të brengosur me uljen e popullsisë në vendin tonë.
“Në vitin kur kam lindur unë dhe sot Kosova i ka 400 mijë banorë më pak. Ne jemi vendi me natalitetin më të lartë në Evropë. Kjo na tregon se çka ka ndodhur në të vërtetë dhe kjo duhet të jetë në fokus të mobilizimit të gjitha institucioneve tona për të bërë një plan nacional e gjithpërfshirës. Po flas për vitin 1981, Kosova ka pasur 2 milionë banorë.
Sot thuhet se është rreth 1.6 apo 1.7 dhe nuk dëshirojmë që të vijmë të vijmë në vitin le të themi 2060 e të themi që ky trend vazhdoi po i njëjti, e Kosova i ka 1.2 milionë banorë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, u shpreh Konjufca.
Kujtojmë se bota sot zyrtarisht është bërë me 8 miliardë banorë.

Back to top button