Hoti thotë se Qeveria Kurti na ka futur në qorrsokak

"Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për t’u negociuar?!"

Ish-kryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë ndërkohë që SHBA-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyjë zbatimin e vendimit për targat, këta shkojnë e takohen me Petar Petkoviq në Bruksel.
“Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për t’u negociuar?! Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ndodhet në Bruksel, për të takuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak./21Media

Back to top button