Rreth 100 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja

Pas një sulmi me raketa në një bllok të madh apartamentesh në Borodyanka më 2 mars, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës i ka thënë CNN se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesës.
Viktoriya Ruban, zëdhënëse e SES në rajonin e Kievit, ka thënë se rreth 100 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja” në Borodyanka, por është e pamundur të jepet një shifër më e saktë për momentin.
“Ekipet e shpëtimit nuk kanë akses te këta persona për shkak të granatimeve të vazhdueshme. Ne jemi gati të evakuojmë njerëzit sapo të arrihet një marrëveshje për një korridor të gjelbër”, ka thënë ajo, përcjellë rtv21.tv
Qyteti, i cili ndodhet në veriperëndim të Kievit, ka parë bombardime të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, ashtu si edhe qytetet e vogla përreth tij.
Zona ka përjetuar luftimet më të ashpra në rajonin e Kievit që nga fillimi i pushtimit rus pak më shumë se një javë më parë./21Media

Back to top button