Konjufca: Pa SHBA-në rruga e shtetit tonë do të ishte e pamundshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës në fjalën e tij në Kuvend për nder Pavarësisë s e Kosovës foli për rrugën e vendit deri në formimin si shtet.

Përmendi familjen Jashari, deputetët e 2 korrikut e 7 shtatorit, dëshmorët e rënë.

“Për të lindur shteti ynë ne duruam shumë e gjatë, ne duruam deri kur bota demokratike u bind se kemi të drejtë. Kur bota e pa se ne si popull e më parë japim jetën për liri se sa nënshtrohemi para Serbisë kur bota  e kuptoi se lufta jonë çlirimtare është e pastër na ndihmojë për ta larguar okupatorin. …ne si popullin e kemi edhe durimin edhe guximin.”, tha Konjufca, përcjell portali rtv21.tv

Ai falënderoi të gjitha vendet që ndihmuan Kosovën në rrugëtimin e saj e në veçanti SHBA-në.

“i falënderojmë miqtë tanë pa të cilët rruga e shtetit tonë do të ishte e pamundshme, para se gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës , pastaj Shtetet e Bashkimit Evropian të cilat  e përkrahën hapur lirinë e Kosovës. E falënderojmë edhe NATO-n që e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, por e falënderojmë edhe të gjitha shtetet që e njohën pavarësinë e Kosvës. Urime Ditën e Pavarësisë, Lavdi të rënëve!”, tha Konjufca./21Media

 

Back to top button