Konjufca për RTV21: Duhet të arrestohen kriminelët në veri për të pasur zgjedhje të lira

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë për RTV21, deklaroi se para se të zhvillohen zgjedhjet e reja në veri duhet të arrestohen grupet kriminale në këtë pjesë të vendit.

“Faktori ndërkombëtar duhet t’i bindë serbët të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse nuk marrin pjesë në zgjedhje Kosova nuk e pranon këtë gjuhë të shantazhit, të dhunës së bandës atje që i kemi pa në sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe trupave të NATO-s për me dashtë me kriju efekte politike, me arritë diçka: Asociacionin apo ndonjë autonomi. Këtë gjuhë Kosova nuk e pranon…Ata duhet me marrë pjesë në zgjedhje me u kthy aty ku e lanë padrejtësishtë. Kosova i legjitimon ata përmes një procesi kushtetues dhe pastaj dalin kryetarët e rinj të Komunave. Jo ashtu siç kanë bërë që të japin dorëheqje dhe pastaj të ushtrojnë dhunë për me arritë një projekt të caktuar politik. Këtë Kosova nuk e pranon“, tha Konjufca për RTV21./21Media

Back to top button