Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në KiE, për një Evropë më të bashkuar e demokratike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejčinović Burić.

Pas takimit, Osmani ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në funksion të një Republike më të fuqizuar dhe një Evrope më të bashkuar e më demokratike.

“Sekretaren e Përgjithshme Marija Pejčinović Burić, e kam informuar për përkushtimin tonë të çdoditshëm për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, si tri shtyllat themelore mbi të cilat qëndron Këshilli i Evropës”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button